Zhvillohet exam lab i parë

Exam Lab i pare

Më datë 04 Tetor 2014 u mbajt provimi i parë pranë ambjenteve të LPI Albania.

Kandidati i parë që zgjodhi të maste dijet e tij dhe të çertifikohej në Linux ishte djali nga Vlora, Klevin Kona, i cili u prezantua me LPI Albania pas eventit “LPI Albania Open Day #2“. Ai është i apasionuar pas sistemit operativ Linux dhe synon të arrijë në nivelet e administratorit Linux. Për të nisur këtë rrugë dhe për t’u diferencuar nga bashkëmoshatarët e tij, ai zgjodhi çertifikimet e LPI. Ja se si shprehet ai mbi këtë zgjedhje:

Kam vite që merrem me Linux dhe kam arritur të kuptoj se pasionin tim mund ta kthej në profesion. Për t’u dalluar në tregun e punës zgjodha çertifikimin me LPI Albania për realizimin e provimit të çertifikuar. Edhe pse jam ende në pritje të rezultatit, e sugjeroj këtë provim si një plus të domosdoshëm për cdo inxhinier IT.

Ndërkohë që i urojmë Klevin suksese të mëtejshme, nëse edhe ti dëshiron të bëhesh pjesë e profesionistëve të çertifikuar në Linux, prenoto datën e  provimit tënd në formën në vijim:

Ju kujtojmë se për t’u bërë pjesë e provimit, mjafton të ndiqni hapat si më poshtë:

  1. Regjistrohuni online për të marrë një LPI ID
  2. Zgjidhni nivelin LPIC për të cilin doni të çertifikoheni
  3. Caktoni datën e provimit
  4. Paguani koston e testit (IBAN: 421639265)
  5. Kryeni provimin

Informacionin e plotë mund ta gjeni nën menunë “Përgatitu për Provim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>