Realizimi i provimit të parë nga LPI Albania në OSCAL 2014

oscal

Instituti Profesional i Linux (LPI), organizata lider në botë për çertifikimet Linux, ofroi provime promocionale LPIC në konferencën Open Source në Shqipëri (OSCAL), organizuar nga Open Labs në Tiranë më 3 Maj 2014.

Në LPI jemi mjaft të lumtur që mund të ofrojmë për herë të parë në Shqipëri provimet për çertifikime, si pjesë e OSCAL. Shpresojmë se organizimi i këtij provimi do të ofrojë mundësi të reja për profesionistët e Linux dhe teknologjive Open Source në rajon – është shprehur Jim Lacey, president dhe CEO i LPI.

Organizimi i këtij provimi, më 3 Maj 2014 ishte i pari në Shqipëri dhe i një rëndësie të veçantë siç shprehet dhe një nga drejtuesit e Open Labs, z. Redon Skikuli:

Pas hedhjes së hapit të parë tëbashkëpunimit me Institutin Profesional Linux (LPI) dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për përfaqësimin e LPI në Shqipëri, jemi të lumtur që provimi i parë në vendin tonë do të organizohet pikërisht gjatë konferencës së parë ndërkombëtare mbi teknologjitë Open Source në Tiranë.

Vizioni ynë në Open Labs është të krijojmë një eko-sistem të teknologjive të lira open source. Këto provime përbëjnë një nga mjetet për identifikimin e aftësive të profesionistëve në sistemin e operimit Linux. Sigurisht, kjo nuk do të ishte mundësuar pa mbështetjen e LPI dhe LPI Greqi, dhe marrë shkas për të falenderuar partnerët tanë për suportin dhe besimin. Çertifikimi LPI është një standart industrial dhe ne jemi krenar që jemi partner dhe do të bashkëpunojmë me LPI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>