Raporti i Punës Linux 2014: Publikohen të dhënat për Europën

linuxfoundation copy

Londër, 11 Qershor 2014 – Kërkesa për profesionist të Linux në Europe është në rritje, me në krye të listës zhvilluesit dhe administratorët e sistemit. Por menaxherët e rekrutimit e kanë të vështirë të gjejnë talentin që iu duhet, sipas shifrave për Europën të publikuara sot nga “Raporti i Punës Linux 2014″ (The 2014 Linux Jobs Report).

Studimi, i kryer nga The Linux Foundation, organizatë jofitimprurëse e dedikuar në mbështetjen e rritjes së Linux dhe zhvillimit bashkëpunues dhe Dice Holdings, e cila ofron sajte karriere për profesionistët e teknologjisë në Europë me The IT Job Board dhe Dice në SHBA, është bazuar në të dhënat si të manaxherëve rekrutues dhe profesionistëve të Linux. Rezulton se 87% e manaxherëve rekrutues europianë kanë “punësimin e talenteve në Linux” në listë e tyre të prioriteteve për 2014 dhe pothuajse gjysma e tyre (48%) planifikojnë rritjen e punësimit të profesionistëve të linux për 6 muajt e ardhshëm, krahasuar me 6 mujorin e mëparshëm. Ende 93% e tyre hasin vështirësi në gjetjen e profesionistëve me aftësitë e kërkuara në Linux. Si rezultat, për të plotësuar vendin vakant, 25% kanë shtyrë projektet.

Në termat e talenteve specifik të Linux që organizatat kërkojnë, fushat më të kërkuara janë zhvilluesit dhe manaxhimi në nivel koorporatash. Sipas studimit, zhvilluesit dhe administratorët e sistemit janë më të kërkuarit përkatësisht 69% e profesionistëve të Linux në Europë dhe 51% e manaxherëve rekrutues që kërkojnë të plotësojnë vendet vakante. Këto rezultate ndiqen nga 32% e të anketuarve që kërkojnë të punësojnë DevOps, dhe19% menaxhues ose menaxherë IT-je.

“Ne kemi arritur në nxjerrjen e Raportin e Punës Linux global me Dice për tre vjet. Për herë tv parë ne kemi publikuar të dhëna specifike për Europën, në përpjekje për të ndihmuar industrinë lokale të kuptojnë më mirë pamjen e karrierës së Linux, motivuar punonjësit dhe nevojave unike të biznesit të rajonit,” tha Jim Zemlin, Drejtori Ekzekutiv në The Linux Foundation. “Rezultatet e studimit tregojnë qartë se e ardhmja për profesionistët e Linux në Europë është e nditshme. Gjithsesi kërkesa në rritje për talente, demostron gjithashtu se manaxheret rekrutues jo vetëm dëshirojnë tv fokusohen në marrjen e talenteve të reja, por gjithashtu në mbajtjen dhe zhvillimin e aftësive të forcës së tyre aktuale të punës në Linux.”

Rekrutuesit në rajon janë në gjueti për të plotësuar pozicionet për Linux. 7 nga10 profesionistë europianë të Linux telefonohen nga pozicionet ku kanë aplikuar në gjashtë muajt e kaluar, dhe 30% e tyre thonë se janë telefonuar më shpesh se periudha e mëparshme. Për më tepër, 1/3 e profesionistëve europian të Linux synojnë të gjejnë pozicione të reja pune këtë vit dhe 58% e tyre besojnë se do të jetë shumë e thjeshtë.

“Me Linuxin që po bëhet gjithnjë e më tepër pjesë e rëndësishme e operacioneve të companive, profesionistët e teknologjisë mund të investojnë në karrierat e tyre duke kuptuar më tej Linuxin,” thotë Michael Durney, President dhe CEO i Dice Holdings, Inc.  “Rritja e mundësive për karrierë dhe paga mbi mesataren për profesionistët e Linux tregojnë një treg të shëndetshëm rekrutimi që profesionistët mund ta nënvizojnë.”

Për ata që kërkojnë të lëvizin, shpërblimi është forca më e madhe lëvizëse, me 69% e profesionistëve të Linux që pohojnë se një rritje rroge influencon vendimin e tyre, ndërkohë 59% janë të motivuar nga mundësia për një punë më të mirë dhe së fundmi 51% në mundësitë e trajnimit ose certifikimit.

“Ndërkohë që pagat do të mbeten gjithmonë një faktorë i rëndësishëm motivimi për punonjësit, këto rezultate vënë në dukje stimuj shtesë që vlerësohen nga profesionistët e Linux, të cilat punëmarrësit mund t’iu ofrojnë që të mbajnë pranë tyre talentet. Duke ofruar mundësi trajnimi e certifikimi që punonjësit mund të zhvillohen në karrierën e tyre në kompaninë ku bëjnë pjesë; ose lejimi i marrëveshjeve fleksibile të punvs, si telekomunikimi, janë hapa të rëndësishëm në parandalimin e largimit nga puna të punonjësve,” thotë Z. Zemlin.

Në 6 muajt e kaluar, 29% e profesionistëve të Linux thonë se iu janë ofruar paga më të larta nga punëdhënësit aktual, ndërkohë 25% thonë se iu është ofruar një orar pune fleksibël dhe 20% kanë  pasur më tepër mundësi trajnimi ose certifikimi.

Të dhëna të tjera të rëndësishme nga studimi tregojnë se:

  • 65% e manaxherëve rekrutues thonë se në lidhje me aftësitë e tjera, punësimi i profesionistëve të linux do të rritet në 6 muajt e ardhshëm.
  • 45% e manaxherëve rekrutues thonë se kushtet aktuale ekonomike  diktojnë marrjen në punë të talenteve të tjerë në Linux në 6 muajt e ardhshëm.
  • Nga faktorët që kanë cuar në rritjen e kërkesës për profesionistë të Linux professionals në 2014 krahasuar me 2013, 59% e manaxherëve rekrutues thonë se rritja e kompanive ka krijuar shtimin e nevojës për më tepër profesionist të Linux dhe se 53% thanë se kjo vjen nga rritja e përdorimit të Linux në kompanitë e tyre.
  • Eksperienca të cdo niveli në Linux kërkohen, me 80% të manaxherëve rekrutues që kërkojnë profesionist me 3-5 vjetë experiencë, ndjekur nga 48% e të anketuarve që kërkojnë ata me 6-9 vjet në këtë fushë, ndërkohë 43% kërkojnë profesionist me deri në 2 vjet experiencë dhe 35% dëshirojnë ata që kanë më tepër se 10 vjet.

Metodologjia e Raportit të Punës Linux 2014:

Gjatc Nëntorit dhe Dhjetorit 2013, Dice dhe The Linux Foundation studiuan manaxherët rekrutues dhe profesionistët e Linux mbi nevojat dhe preferencat e punës. Manaxherët rekrutues nga koorporatat, bizneset e vogla dhe të mesme (SMBs), organizatat qeveritare dhe agjensitë e punësimit ku janë anketuar -177 të anketuar nga Europa. Të anketuarit duhet të kishin punësuar të paktën një profesionist në Linux në vitin e fundit, ose planifikojnë të punësojnë profesionist të Linux në 2014 për të qenë pjesë e studimit, dhe atyre iu lejohej të shikoninsa më shumë përgjigje të ndryshme që ishin të përshtatshme për disa pyetje të caktuara. Më tej, 893 profesionist të Linux u anketuan nga studimi në Europë.

Rreth The Linux Foundation:

The Linux Foundation është një konsorciun jofitimprurëse e dedikuar në nxitjen e rritjes së Linux dhe zhvillimin e programeve bashkëpunuese. Themeluar në vitin 2000, organizata sponsorizon punën e krijuesit të Linux Linus Torvalds dhe promovon, mbron dhe përmirëson Sistemin e Operimit Linux  dhe zhvillimin e programeve bashkëpunuese duke promovuar burimet e anëtarëve të tij dhe komunitetit open source. The Linux Foundation ofron një forum neutral për bashkëpunnim dhe edukim duke mirëpritur Projekte Bashkëpunuese, konferenca Linux-i, përfshirë LinuxCon, dhe duke gjeneruar kërkime origjinale dhe përmbajtje që përmirësojnë kuptimin e Linux dhe zhvillimin e programeve bashkëpunuese. Më tepër informacion mund të gjeni në www.linuxfoundation.org.

Marka: The Linux Foundation, Linux Standard Base, MeeGo, Tizen, dhe Yocto Project janë marka e The Linux Foundation. Linux është një markë e Linus Torvalds.

Rreth Dice Holdings, Inc. :

Dice Holdings, Inc. (NYSE: DHX) është një ofrues lider i websiteve të specializuara për komunitete profesionale, përfshirë teknologji dhe inxhinieri, shërbime financiare, energji, shërbimi shëndetësor, leje mikëpritje dhe sigurie. Misioni jonë është të ndihmojmë burimet e klientëve tanë dhe të punësojmë profesionistët më të kualifikuar dhe shumë të aftë, dhe të ndihmojmë këta profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punësimit në fushat e tyre respektive dhe të zhvillohen më tej në karrierën e tyre. Për më tepër se 20 vjet, ne kemi ndërtuar kompaninë tonë duke i ofruar klientëve tanë qasje të shpejtë dhe të thjeshtë të cilësive më të larta, komunitete unike profesionale  dhe duke iu ofruar këtyre comuniteteve qasje mundësitë respektive më të mira për punë. Sot, ne shërbejmë në tregje të shumta   kryesisht në Amerikën e Veriut, Europë, Azi dhe Australi.

Artikulli referencë: http://bit.ly/Linux_Jobs_Report2014

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>