Prezantimi i LPI Albania në Komunitetin Open Source

Prezantim i LPI

LPI Albania nisi prezantimin e tij përpara Komunitetit Open Source dhe të apasionuarve pas Linux, të shtunën më datë 5 Korrik 2014 gjatë eventit LPI Albania Open Day #1.

Grupi i LPI Albania, gjatë kësaj dite, kishte kënaqësinë të ndante në një auditor special mundësinë fantastike të çertifikimit të dijeve në Sistemin e Operimit Linux fuqizuar nga Linux Professional Institute. Të pranishmit u njohën gjithashtu me llojet e çertifikimeve, vlerën e tyre në tregun e punës, rekomandime mbi burimet për t’u përgatitur për provimet sipas LPIC si dhe proçedurat që duhen ndjekur hap pas hapi deri në dhënien e provimeve.

Gjatë eventit u bë me dije se Exam Lab më i afërt do të jetë në muajin Shtator. Ftohen dhe inkurajohen veç kandidatëve të regjistruar, të gjithë ata që kanë dije mbi Linux dhe Open Source që të diferencohen në tregun e IT dhe profesionistëve.

Nisur nga interesi i treguar dhe dëshira për të ndihmuar më tej të gjithë ata që dëshirojnë të avancojne në njohuritë e tyre mbi Linux, grupi i LPI Albania premton se do të organizohen evente e seminare të tjerë në vazhdim.

 

Pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit në LPI Albania Open Day #1

DSC_0011

Të pranishmit duke ndjekur prezantimin mbi LPI Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>