Përgatitu për provim!

Foto nga Flickr
Procesi i përgatitjes për provimet LPI është një zgjedhje individuale e secilit. Disa njerëz e kanë më të thjeshtë duke parë objektivat e provimit dhe duke studiuar vetë (me anë të përdorimit të man pages, HOWTO, etj). Në këtë mënyrë, mund ta ndjejnë veten më të sigurt për të kryer provimin. Disa të tjerë mund të duan të lexojnë libra, të ndjekin trajnime web-based ose computer-based, apo thjesht të ndjekin klasa të instruktuara, të cilat mund të ofrohen nga një qendër trajnimi.

Një listë e burimeve ku mund të mbështeteni për përgatitjen për provim mund ta gjeni në LPI Marketplace.

Shënim: duke qenë se burimet janë të datuara, do ju lutemi të kontrolloni datat e burimeve me atë të objektivave të fundit të provimeve, në mënyrë që të keni materialet që mund t’iu ndihmojnë.

Ne besojmë se zgjedhja duhet të jetë e juaja, dhe se nuk duhet të ndiheni nën presion për të ndjekur një metodë të caktuar për t’u përgatitur. Kjo është arsyeja pse LPI është zotuar se nuk do të ketë asnjëherë një bashkësi zyrtare të materialeve trajnuese/përgatitore. Ne jemi krenarë për mbështetjen e shumë autorëve të materialeve përgatitore dhe besojmë në zgjedhjen e atyre që kërkojnë të kryejnë provimet LPI.

Librat

LPI inkurajon publikimin e librave dhe materialeve të tjera, të cilat mund të ndihmojnë kandidatët për përgatitjen e provimeve. Librat e fundit dhe më të përditësuarit mund të gjenden në LPI Marketplace.

Burime të hapura studimi

Shumë profesionistë Linux preferojnë të përgatiten për provimet Linux nëpërmjet përdorimit të materialeve vetë-përgatitore online. Në këtë seksion, po përfshijmë disa burime të këtij lloji.

Partnerët përgatitorë

Për të ruajtur pavarësinë e elementeve përgatitore, ndërkohë duke inkurajuar një llojshmëri burimesh përgatitore për provimet, LPI ka zhvilluar disa programe partneriteti, të cilat ndihmojnë identifikimin e grupeve dhe kompanive mbështetëse.