LPI në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës

DSC_0040

Më datë 15 Janar 2015, Linux Professional Institute Albania në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës organizuan prezantimin “Open Source”.

Ky aktivitet synonte informimin mbi mundësitë e zhvillimi të karrierës së studentëve të degës Informatikë Ekonomike, në tregun e ri për Shqipërinë: Open Source dhe Linux.

Aksesi në dije dhe informacion duhet të jetë i hapur dhe i njëjtë për të gjithë. Kjo reflektohet në statistika të shumta, ku aksesi në internet (që nënkupton dije dhe informacion) është në përpjestim të drejtë me zhvillimin e një vendi.

Aktualisht, në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën, vihet re një prirje për t’u orientuar drejt software-ve e sistemeve të shfrytëzimit me kod burimor të hapur, siç është edhe Linux. Grupi i LPI Albania i prezantoi studentëve mundësitë reale për të zhvilluar karrierën e tyre në tregun e Open Source. Për ata që ende nuk kanë një eksperiencë pune, certifikimi në Linux u shërben për t’u diferencuarnë tregun e punës në TIK, kurse për të tjerë që janë të apasionuar pas Linux, kjo është një vlerë e shtuar për pozicione të tjera të synuara.

Interesi i shfaqur nga studentët ishte i lartë dhe premtues për të ardhmen.

DSC_0004

DSC_0014

DSC_0034

DSC_0040

DSC_0043

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>