LPI Albania Open Day #2

LPI Albania Open Day #2, Vlore

Gjatë ditës së shtunë datë 13 Shtator, ekipi i LPI Albania pati kënaqësinë që pas prezantimit në Tiranë të zhvillonte eventin LPI Albani Open Day #2 në qytetin e Vlorës, pranë Smart Center.

Të pranishmit u njohën me mundësinë e diferencimit në tregun e punës të TIK nëpërmjet certifikimit të njohurive mbi Linux nga LPIC ofruar tashmë edhe në vendin tonë nëpërmjet LPI Albania. Për ata që janë pa eksperiencë pune, LPICertification është celësi për të vërtetuar ndaj punëmarrësit se keni aftësitë e duhura për të bërë punën. E ndërsa për ata që kanë eksperiencë apo pasion për Linux, sipas raportit të vitit 2014 nga The Linux Foundation mbi Job Report, shifrat flasin për një nevojë për profesionist të Linux dhe mungesa e tyre në treg. Tani është mundësia për të bërë investimin e zgjuar dhe të jeni JU të parët për të plotësuar këtë nevojë në treg. LPI Albania dëshiron që edhe në Shqipëri të rinjtë e profesionistët e fushës IT të bëhen pjesë e levizjes botërore drejt Open Source, i cili shumë shpejt do të jetë realitet i prekshëm në vendin tonë, për të zhvilluar më tej mundësitë e karrierës së tyre. Mënyra për dhënien e provimeve te LPIC është i thjeshtë dhe nis me regjistrimin për LPI_ID , përgatitjen për provim, regjistrimin për datën e Exam Lab më të afërt ose të datës së përshtatshme për kandidatët, kryerjen e pagesës së provimit dhe zhvillimi i këtij të fundit në datën e caktuar.

Në përfundim patëm një bashkëbisedim me audiencën për mundësitë në tregun e punës në Shqipëri dhe nevojën për t’iu dedikuar njohurive në Linux. Së fundmi, impresionet mbi eventin i gjeni këtu. Duke falenderuar të gjithë të pranishmit dhe Smart Center për mikpritjen dhe interesin e treguar, shpresojmë të zhvillojmë Exam Lab e ardhshëm në Vlorë.

Prezantimi i LPI Albania Open Day #2 mund ta aksesoni ketu: http://bit.ly/1s2cHLw

DSC_0009 DSC_0022IMG_5190 DSC_0013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>