LPI Albania në shkollën tënde

#LPI Albania #NeShkollenTende

Nisma më e fundit e grupit të punës të LPI Albania është prezantimi i potencialit të çertifikimeve të LPI në sa më shumë shkolla, gjimnaze dhe fakultete. Fillimisht puna do të fokusohet në shkollat e kryeqytetit për t’u përhapur më tej dhe në qytetet e tjera të vendit.

Sipas “Raportit të Punës” për vitin 2014 të publikuar nga Linux Foundation, rritja e mundësive për karrierë dhe paga mbi mesataren për profesionistët e Linux tregojnë një treg të shëndetshëm rekrutimi që profesionistët mund dhe duhet ta shfrytëzojnë.

Duke patur parasysh kërkesat gjithnjë e në rritje për profesionistë të sistemit Linux, si dhe duke besuar fuqimisht në të ardhmen e komunitetit Open Source, LPI Albania synon të informojë e të ndihmojë të gjithë ata që dëshirojnë të dëshmojnë njohuritë e tyre në Linux e të diferencohen në tregun e punës.

Nëse mendoni se duhet të përhapim sa më shumë informacionin mbi këto çertifikime, duke filluar nga rrethi juaj shoqëror, na ndihmoni duke plotësuar formën për të përfshirë shkollën tuaj në axhendën e prezantimeve tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>