LPI Albania në OSCAL 2015

LPI_Exam_Lab_Oscal_blog

OSCAL (Open Source Conference Albania) konferenca e parë ndërkombëtare vjetore në fushën e teknologjisë, e organizuar nga komuniteti që mbështet teknologjitë e hapura në Shqipëri, për promovimin e programeve kompjuterike të lira, me kod-burim të hapur, kulturën e lirë dhe njohuritë e hapura të aksesueshme për të gjithë, rikthehet në edicionin e dytë.

OSCAL është një konferencë dy ditore me ligjërime dhe punëtori, si dhe stenda për sponsorët, komunitetet apo projekte të ndryshme. Konferenca fillon në orën 10AM dhe përfundon më 6PM për të dyja ditët (9 dhe 10 Maj), me vend takim tek Godina Liria.

Gjatë dy ditëve të #OSCAL2015 do të keni mundësi të zhvilloni provimet e LPI në dy sesione: paradite 10:00 – 12:00 dhe pasdite 15:00 – 17:00, me një çmim promocional më i ulti që është ofruar ndonjëherë. Për regjistrim në provim ju lutem plotësoni formën e mëposhtme: http://bit.ly/1D2GyIr Për informacione të mëtejshme vizitoni lpi.openlabs.cc ose na kontaktoni në operations[at]albania.lpi.org.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>