Kryej Provimin

Proçedura për dhënien e provimeve te LPI është shumë e thjeshtë ndaj mjaftoni të ndiqni hapat në këtë artikull.

Kujdes: Është e rëndësishme për këdo që planifikon të japi provimet e LPI  të jetë në dijeni të Privacy Policy tonë lidhur me çështje si ri-dhënia e provimeve dhe  afati i skadimit. Ju lutemi lexojeni dhe kuptojeni policy-n tonë para se të jepni provimin.

Hapi 1: Regjistrohu

Pavarësisht se kur do e jepni provimin tuaj të LPI, ju duhet të regjistroheni online për të marr fillimisht  një numër identifikimi të LPI . Anashkalimi i këtij hapi ndikon në humbjen e të drejtës për të dhënë provimin në kohën që do të dëshironit. Regjistrimi është falas. Ruajeni këtë kod pasi për të kryer provimin dhe që ai të jetë i vlefshëm ju duhet të paraqisni LPI ID pranë qendrës së testimit. Nëse do t’iu duhet të provoni vlefshmërinë e çertifikatave tuaja të LPI mund ta bëni vetëm nëpërmjet LPI ID gjithashtu ju përfitoni çertifikimin SUSE Certified Linux Administrator (CLA) falë partneritetit me SUSE.

Hapi 2: Zgjidh programin

Niveli hyrës i programit tonë është Linux Essentials Professional Development Certificate për kandidatët që kërkojnë të shtojnë njohuri bazike ne Linux në profilin e tyre profesional.

LPIC (Linux Professional Institute Certification) ofron disa nivele.

Hapi 3: Caktoni datën e provimit

Për shkak të proçedurava të përcaktuara nga LPI për provimet e tipit PBT, ju duhet të na kontaktoni në adresën tonë të email operations@albania.lpi.org minimalisht 2 javë para se të jepni provimin. Ose regjistrohuni për datat e publikuara nga LPI Albania rreth Exam Lab  më të afërt.

Hapi 4: Paguaj çmimin e testit

Kostoja e provimit të LPIC është 195€ ose në raste të vecanta mund të jetë një cmim promocional më i reduktuar për të cilin do të mësoni në website tonë. Ju duhet të kryeni pagesën pranë llogarisë bankare të LPI në cdo degë BKT minimalisht një ditë para dhënies së provimit.

IBAN: 421639265

Ruani faturën që iu jep banka për të na e paraqitur gjatë regjistrimit para provimit.

Hapi 5: Kryej provimin

Pasi keni kryer këto hapa, në ditën kur jeni regjistruar pranë LPI Albania ju mund të zhvilloni provimin. Ju duhet të keni me vete një mjet të vlefshëm identifikimi, LPI ID dhe faturën e kryerjes së pagesës në bankë. Përgjigjen e provimit ju do ta merrni 2 javë pune pas dhënies së provimit. Suksese!

Provimi zhvillohet pranë Open Labs. Na gjeni në hartën e mëposhtme.