Gëzuar Festat nga LPI Albania

Gëzuar Festat!

Gjatë këtyre ditëve të fundit të vitit, është e natyrshme të bëjmë një vështrim pas të gjërave që kemi arritur e vendosjes së qëllimeve për vitin që pason.

Viti 2014 ka qenë mjaft impenjativ e i suksesshëm për skuadrën tonë. Me ndihmën e komunitetit Open Source dhe të gjithë përkrahësve të Linux, kemi arritur të prezantojmë projektin tonë duke informuar kështu të rinjtë për mundësitë dhe vlerësimet e çertifikatave të LPI, kemi realizuar provimin e parë PBT dhe kemi ndërmarrë nisma për shpërndarjen më të gjerë të informacionit mbi këto çertifikime.

Duke shpresuar që viti që po lëmë pas të ketë qenë po kaq i suksesshëm edhe për ju, skuadra e LPI Albania dhe Open Labs ju uron një vit plot shëndet, komanda Linux për të mësuar e kuptuar, Free Open Source Software dhe projekte Open Source për të realizuar. 2015-a do të theksojë edhe më tepër rëndësinë e Linux në zhvillimin e fushës TIK, ndaj ju sugjerojmë dhe urojmë më shumë Linux e suksese në provimet tuaja LPI!

Gëzuar!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>