Data e Exam Lab po afron!

cat-exam-pattern

Duke parë interesin e komunitetit Open Source dhe të personave të apasionuar pas Linux, grupi pas LPI Albania ka vendosur që provimi i parë për çertifikime në Linux të jetë data 27 Shtator 2014. Të gjithë ju që kërkoni të diferencoheni në fushën e Teknologjisë së Informacionit, fiksojeni këtë datë!

Proçedura për dhënien e provimeve LPI është shumë e thjeshtë, mjafton të ndiqni hapat në vijim:

  1. Regjistrohuni online për të marrë një LPI ID
  2. Zgjidhni nivelin LPIC për të cilin doni të çertifikoheni
  3. Caktoni datën e provimit
  4. Paguani koston e testit (IBAN: 421639265)
  5. Kryeni provimin

Informacioni i detajuar mbi këto procedura mund të gjendet në website-in tonë dhe për çdo pyetje apo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni.

One response on “Data e Exam Lab po afron!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>