Çfarë duhet të dini për përditësimin e Provimeve LPIC-1 & 304

Së shpejti, më Janar 2015 ne do të publikojmë versionet e reja të provimeve LPIC-1 dhe LPIC-304. Për të ndihmuar kandidatët në çdo nivel të studimeve, ne ju lejojmë të kryeni provimin e ri ose versionin e mëparshëm deri në gjysmën e parë të 2015.

Ja se çfarë duhet të dini:

Ne kemi ndryshuar mënyrën si etiketojmë provimet tona:
Ju mund të keni parë provimin e LPIC-1 të listuar në Pearson VUE si 117-101. Duke filluar nga Janari, emrat e provimeve tona tashmë do të reflektojnë versionin e provimit. Kështu që ju mund të shikoni versionin e ri të LPIC-1 (4.0) të paraqitur si 101-400. Nëse ju nuk ndiheni gati të testoheni për objektivat e reja, shikoni për vesionin 3.5 të provimit që listohet si 101-350.

Gjithashtu, ju mund të shikoni LPIC-304 si 117-304, duke nisur me publikimin në Janar, tashmë ju do ta shikoni të listuar si 304-200. Versioni i mëparshëm do të caktohet si 304-100.

Që prej Janarit, kur ju të vizitoni Pearson VUE për të skeduluar provimin tuaj, ju mund të zgjidhni cilin version të provimit dëshironi të jepni. Kini parasysh se ju mund të jepni ende versionin e mëparshëm të provimit deri më 30 Qershor 2015.

Paçi fat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>