Niveli i Parë

LPIC - 1

Për tu çertifikuar në nivelin LPIC-1 Junior, kandidati duhet të rezultojë kalues në të dyja provimet 101 dhe 102.

Objektivat e provimit 101 – Arkitektura e Sistemit

  1. Përcaktimi dhe konfigurimi i specifikave harduer
  2. Bootimi i sistemit
  3. Ndryshimi i niveleve të ekzekutimit dhe fikja/reboot i sistemit
  4. Dizenjimi i paraqitjes së jashtme të hard diskut
  5. Instalimi i një menaxheri bootimi
  6. Menaxhimi i librarive të përbashkëta
  7. Përdorimi i një pakete menaxhimi Debian
  8. Përdorimi i paketave të menaxhimit RPM dhe YUM
  9. Punimi me komandat Linux
  10. Përpunimi i vargjeve tekst duke përdorur filtra
  11. Menaxhimi bazë i skedarëve
  12. Përdorimi i vargjeve, ndërlidhjeve dhe kanaleve të komunikimit
  13. Krijimi, shqyrtimi dhe fshirja e proceseve
  14. Modifikimi i prioriteteve të ekzekutimit
  15. Kërkimi i skedarëve tekst
  16. Redaktimi i skedarëve me komandat vi
  17. Krijimi i particioneve dhe skedarëve të sistemit
  18. Mirëmbajtja e integritetit të skedarëve të sistemit
  19. Kontrolli i skedarëve të sistemit (mounting dhe unmounting)
  20. Menaxhimi i kuotave të diskut
  21. Menaxhimi i të drejtave dhe pronësisë së skedarëve
  22. Krijimi dhe ndryshimi i ndërlidhjeve
  23. Gjetja e skedarëve dhe vendosja e tyre në vendndodhjen e duhur

Objektivat e provimit 102 – Menaxhimi i të dhënave, konfigurimet bazë të TCP/IP, siguria në rrjet

  1. Personalizimi dhe përdorimi i ambjentit shell
  2. Personalizimi dhe shkrimi i skripteve
  3. Menaxhimi i bazës së të dhënave me komandat bazike SQL
  4. Instalimi dhe konfigurimi i X11
  5. Krijimi i një KDM (KDE Display Manager)
  6. Aksesibiliteti
  7. Menaxhimi i llogarive të përdoruesve dhe grupeve
  8. Automatizimi i administrimit të sistemit duke planifikuar proceset
  9. Lokalizimi dhe ndërkombëtarizim
  10. Mirëmbajtja e sistemit të kohës
  11. Regjistrimi në sistem (syslog)
  12. Bazat e MTA (Mail Transfer Agent)
  13. Menaxhimi i printerave dhe printimit
  14. Bazat e protokollit TCP/IP
  15. Konfigurimet bazë të rrjetit
  16. Zgjidhja e problemeve bazike në rrjeta
  17. Konfigurimi i DNS tek hosti klient
  18. Ekzekutimi i detyrave për administrimin e sigurisë
  19. Vendosja e sigurisë në hoste
  20. Mbrojtja e të dhënave nëpërmjet enkriptimit