Çertifikohu falas në LPIC-304

Provimi LPIC-304 falas

Dëshironi të çertifikoheni në Linux LPIC – 304 dhe idealisht mos paguani? Tashmë kjo është mëse e mundur.

Ju mund të ndihmoni në procesin e përmirësimit të këtij provimi si dhe në të njëjtën kohë të çertifikoheni falas për LPIC – 304 “Virtualization and High Availability”. Kjo ofertë është e vlefshme deri më 15 Nëntor.

Nëse jeni çertifikuar në një nga provimet LPIC-2 ose LPIC-3 dhe jeni të interesuar të vazhdoni më tej me provimin 304, ju lutemi të dërgoni një email në adresën operations(@)albania.lpi.org.

Të gjithë ju që jeni të interesuar duhet të keni parasysh:

  • Të pajiseni me një LPI ID të vlefshme
  • Provimi është vërtetë falas
  • Këshillohet të keni marrë LPIC-2 ose LPIC-3
  • Provimi zhvillohet vetëm si test paper-based dhe ai dërgohet për korrigjim në zyrat qendrore të LPI Foundation (rezultati pritet brenda 1-2 muajve)
  • Nëse rezultati i provimit tuaj është pozitiv, ju do të merrni çertifikatën LPIC-3 “Virtualization and High Availability”
  • Nëse nuk e merrni provimin apo nuk jeni të kënaqur me rezultatin, mund të kërkoni fshirjen e këtij rezultati nga dosja juaj

Objektivat e provimit LPIC-304 mund t’i gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>