Certifikimet Linux

LPI i është përkushtuar zhvillimit të një standarti global në çertifikimet Linux. Ne besojmë se një program i tillë çertifikimi duhet të përputhet me kërkesat e profesionistëve IT dhe gjithashtu të organizatave që mund t’i punësojnë ata. Për të arritur qëllimin, ne kemi përshtatur një proces zhvillimi të hapur, rigoroz dhe të konsultueshëm, i cili përdor të dyja burimet: si vullnetarët ashtu edhe burimet e marra në punë. Procesi është i njohur gjerësisht, provuar dhe përputhur me kërkesat strikte të autoriteteve të çertifikimeve të pavarura.

Programi i çertifikimeve LPI është:

  • Dizenjuar nga komuniteti i profesionistëve Linux, vullnetarëve, tregtarëve dhe mësuesve
  • sfiduese: nëse nuk jeni në dijeni të përmbajtjes së çertifikimit, nuk do të mund të kaloni provimin
  • i aksesueshëm dhe i disponueshëm nëpër qindra qendra testimesh rreth globit apo nëpër ngjarje të veçanta
  • i një kualiteti të lartë: mbështetet në një input nga një numër i madh i ekspertëve Linux dhe procese psikometrike shkencore e industriale të njohura
  • i shpërndarë neutralisht: verifikon njohuritë në çdo standart sistemi Linux
  • i përshtatshëm: vëzhgon mijëra për të përcaktuar se cilat aftësi duhet të testohen
  • i pavarur nga qendrat e trajnimeve: mbështet një llojshmëri të madhe të metodave për t’u përgatitur për provimin
  • i mbështetur dhe sponsorizuar nga një numër shumë i madh i kompanive dhe projekteve Linux
  • një çertifikim, për të cilin komuniteti Linux mund ta respektojë dhe të jetë krenar!

LPIC - 1            LPIC - 2                 LPIC - 3

Programi LPIC konsiston në tre nivele: LPIC – 1, LPIC – 2 dhe LPIC – 3. Për më tepër informacion mbi secilin nivel, klikoni në imazhin respektiv më lart.